Gjykata shkarkon nga detyra presidentin e federatës braziliane

Futboll

Gjykata shkarkon nga detyra presidentin e federatës braziliane

Më: 8 dhjetor 2023 Në ora: 16:04
Ednaldo Rodriguez

Futbolli brazilian për momentin mbetet pa drejtues. Federata braziliane e futbollit ka marrë një goditje së fundmi, pasi Gjykata e Drejtësisë e ka shpallur si të paligjshme zgjedhjen e presidentit Ednaldo Rodriguez dhe ka vendosur shkarkimin e tij. Rodriguez u bë president i përkohshëm i federatës në gusht 2021, kur paraardhësi i tij dha dorëheqjen pas akuzave për ngacmime seksuale.

Mandati i Rodriguezit duhej të skadonte në prill 2023, por në mars 2022 u anashkalua me firmën e një marrëveshjeje midis Rodriguezit dhe Prokurorisë së Rio De Zhaneiros që lejonte zgjedhjen e presidentit në mënyrë përfundimtare, si kandidat i vetëm.

Pikërisht kjo marrëveshje është kundërshtuar nga zv.presidentët e federatës braziliane, dhe për këtë arsye u shpall si e paligjshme nga Gjykata.

Nëse këto zhvillime në futbollin brazilian mbeten në fuqi, mund të sjellin ndryshime rreth të ardhmes së trajnerit Karlo Ançeloti, të cilin Rodriguez e kishte kandidatin kryesor për marrjen e drejtimit të kombëtares së Brazilit, zgjedhje kjo e kundërshtuar nga shumë personazhe.

Situata mund të ndryshojë, por duhet pritur edhe apelimi, të cilin Rodriguez ka të drejtë ta bëjë brenda 30 ditëve nga shpallja e vendimit të gjykatës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat