Guardiola e konfirmon largimin e parë nga City

Futboll

Guardiola e konfirmon largimin e parë nga City

Më: 8 dhjetor 2023 Në ora: 18:04
Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola

Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola e ka konfirmuar se largimi i mesfushorit Kalvin Phillips nga skuadra është mëse i garantuar.

Karriera e Phillips te kampioni anglez e evropian si duket ka përfunduar, dhe këtë gjë e tha edhe trajneri Guardiola.

“Më vjen shumë keq për Kalvin. Është vetëm sepse unë vizualizoj diçka, vizualizoj ekipin dhe nganjëherë mezi e shoh atë, kjo është e gjitha. Unë kërkoj një personalitet të mirë, karakter të mirë dhe ai është një shembull perfekt. Më vjen shumë keq”, tha Guardiola.

Që prej transferimit nga Leeds United te City më 4 qershor të vitit 2022, Phillips ka arritur të bëjë vetëm 29 paraqitje në të gjitha garat, ndërsa ende nuk e ka gjetur golin ose asistimin. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat