Hyseni: Të vazhdojmë me këtë ritëm edhe me Fushë Kosovën

Futboll

Hyseni: Të vazhdojmë me këtë ritëm edhe me Fushë Kosovën

Më: 8 dhjetor 2023 Në ora: 22:17
Hyseno

Prishtina synon tre pikë në takimin e javës së 17-të të elitës së futbollit të Kosovës.

Skuadra me renome Prishtina nesër (13.00) do të takohet me Fushë Kosovën.

Ndeshja zhvillohet në stadiumin “Sami Kelmendi” në Lipjan.

Futbollisti i Prishtinës, Hsan Hyseni, shpreh optimizmin për faqen e FC Prishtina: "Kemi lëshuar shumë pikë gjatë sezonit, por besoj kemi mësuar nga ato lëshime dhe kemi filluar të marrim veten mjaft mirë në fundin e kësaj pjese vjeshtore. 

Jemi në formë mjaft të mirë tani e disa ndeshje, si në kampionat, po ashtu edhe në kualifikim tutje për Kupë.

Shpresoj që në vazhdën e këtyre rezultateve pozitive të vazhdojmë me këtë ritëm edhe me Fushë Kosovën, të marrim tre pikët që për ne janë më se të rëndësishme që do të na jepnin siguri në klasifikim, sidomos për pjesën pranverore ku pres të kemi krejt tjetër fytyrë prej kësaj vjeshtore".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat