Kunde: Mendjen te Girona, jo te media

Futboll

Kunde: Mendjen te Girona, jo te media

Më: 8 dhjetor 2023 Në ora: 22:50
Kunde

Mbrojtësi i Barcelonës, Zhyl Kunde (25 vjeç), synon të vazhdojë si titullar edhe kundër kryesuesve të Gironës.

Francezi dëshiron të lërë pas dyshimet për pozicionin e tij në mbrojtje, qoftë në qendër apo mbrojtës i djathtë, në një ndeshje kyçe në garën për titullin.

Me synimin për derbin katalanas, Kunde ndau një mesazh enigmatik në rrjetet sociale në të cilin shprehu motivimin e tij për të vazhduar rritjen si futbollist pa menduar për mendimet e të tjerëve.

“Ji vetvetja në çdo kohë dhe mos u përpoq të përshtatesh. Anulloni zhurmën e jashtme dhe mos harroni, të vetmet pritshmëri që duhet të kenë rëndësi për ju janë objektivat që i vendosni vetes.

Mendjen te Girona, jo te fjalët”, shkroi Kunde në profilin e tij në “Instagram”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat