Alonso: Gjërat po shkojnë siç duhet

Futboll

Alonso: Gjërat po shkojnë siç duhet

Më: 8 dhjetor 2023 Në ora: 22:53
Alonso

Bayer Leverkusen në drejtimin e trajnerit Xabi Alonso po zhvillon një nisje sezoni thuajse perfekte, asnjë humbje përgjatë 20 ndeshjeve në të gjitha frontet.

Në Bundesliga ata janë 3 pikë para kampionëve të Bayern, ndonëse këta të fundit kanë një ndeshje më pak. Tekniku i “aspirinave” është rrëfyer në prestigjiozen spanjolle “Marca”, teksa ka folur mbi aventurën në krye të Leverkusenit.

ECURIA – “Gjërat po shkojnë siç duhet. Grupi po funksionon në mënyrë të përkryer. Gjetja e ekuilibrave në ekip, është një nga hallkat më të vështira në futboll, por ne kemi krijuar pikat tona strategjike në shpërndarjen e lojës dhe peshës së përgjegjësisë, qoftë në sulm, ashtu edhe mbrojte. Ambicia e theksuar dhe moderimi në lojë na ka shoqëruar deri në këtë pikë të sezonit, me dëshirën se trendi do të jetë në rritje”, tha Alonso.

ROLI SI TRAJNER – “Më ka pëlqyer që ditët e para si profesion pasi fillova punë. Dhënia e lirisë së lojtarëve dhe organizimi në përmbaje bën të kuptosh se deri ku shkon potenciali i tyre. Sigurisht puna e mirë krijon ndërthurjen e duhur, e cila sjellë edhe rezultatin final. Loja ofensive më inspiron, prandaj do e praktikoj edhe në të ardhmen si trajner”.

RRITJA NË GJERMANI – “Dua të tregohemi i vërtetë. E dija se ishte vendi më i mirë i mundshëm për t’u rritur në spektrin profesional. Italia, Franca apo Angli kanë të ndërtuar tjetër qasje në lojë, krahas taktikave të mia.

E shoh si bast të sigurt aventurën në ekipin dhe shtetin ku ndodhem, marrë në konsideratë edhe aventurat pararendëse, si lojtarë te Liverpool apo Real Madrid”, përfundoi prononcimin e tij Xabi Alonsos. “Galaktikët” dhe bavarezët janë favoritë për të firmosur me 42-vjeçarin në përfundim të sezonit aktual.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat