Portugezi refuzon ofertën

Futboll

Portugezi refuzon ofertën

Më: 8 dhjetor 2023 Në ora: 23:01
Abel Ferreira - majtas

Abel Ferreira, trajneri i Palmeiras, ka treguar se paratë nuk janë gjithçka, edhe kur bëhet fjalë për ofertat që të vijnë një herë në jetë. Dhe ajo që ka refuzuar portugezi, do ta bënte trajnerin më të paguar në botë.

Ferreira ia doli që të fitonte për të dytin vit radhazi kampionatin brazilian të futbollit në drejtimin e Palmeirasit dhe interesimi për të nuk ka munguar.

Vetë 44-vjeçari ishte shprehur se ishte lodhur dhe kishte nevojë ndoshta për pushime dhe një stimul te ri. Ndaj të gjithë e interpretuan këtë si një “po” ndaj ofertës së fundit që i kishte ardhur nga klubi Al Sad i Katarit, me mediat braziliane që insistuan se shuma që i ofrohej do ta bënte trajnerin më të paguar në botë.

Por klubi sot doli me një komunikatë zyrtare, duke shpjeguar se ai nuk do të largohej nga drejtimi. “Në një takim me presidenten Leila Pereira që u zhvillua këtë të premte, trajneri ka përsëritur se ka një kontratë në fuqi me Palmeiras deri në dhjetorin 2024”, shkruhej në njoftimin e klubit brazilian.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat