Al Nassr triumfon ndaj Al Riyadh, Ronaldo shënon

Futboll

Al Nassr triumfon ndaj Al Riyadh, Ronaldo shënon

Më: 8 dhjetor 2023 Në ora: 23:15
Ronaldo

Al Nassr triumfon me rezultatin 4-1 në derbin e Riad-it ndaj Al Riyadh, në një sfidë që do të kujtohet mbi të gjitha për fatin se ylli i vendasve, Cristiano Ronaldo, regjistroi sfidën e tij të 1200-të në futbollin profesionist.

Ishte pikërisht portugezi ai i cili zhbllokoi këtë takim, duke kaluar Al Nassr në avantazh në minutën e 33’ dhe duke e bërë më të veçantë këtë ndeshje në kujtesën e tij.

Ndërsa në minutën e 45+3’ Ronaldo i dhuroi asist Otavio-s, me këtë të fundit që dyfishoi avantazhin.

Talisca realizoi golin e tretë për ekipin e tij në minutën e 67’, teksa dy minuta më pas miqtë reaguan me Gray, i cili shënoi golin e vetëm për Al Riyadh në këtë sfidë.

Takimi u vulos në minutën e 90+4’, me Talisca që shënoi golin e katërt për Al Nassr.

Pas javës së 16-të të Saudi Pro League, Al Nassr renditet në vend të dytë me 37 pikë, teksa Al Riyadh renditet në vend të 14-të me 16 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat