Gjesti i bujshëm i Osimhen

Futboll

Gjesti i bujshëm i Osimhen

Më: 9 dhjetor 2023 Në ora: 11:39
Osimhen

Victor Osimhen nuk e harron fitoren 5-1 të sezonit të kaluar në “Maradona”.

Sulmuesi i Napolit ua ka kujtuar këtë lojtarëve të Juventusit në fund të ndeshjes së mbrëmshme, të humbur nga kampionët e Italisë në fuqi 1-0 në “Allianz Stadium”.

Ndeshje që e dërgoi “Zonjën e Vjetër” +12 pikë karshi Napolit. Kamerat, në minutën e 90-të të ndeshjes, e inkuadruan sulmuesin e Mazzarrit, ndërsa me gishta tregonte 5-1 e sezonit të kaluar.

Një gjest “alla Totti”, sërish ndaj Juventusit, si vite më parë, kur ish-kapiteni verdhekuq imitoi 4-0 e një ndeshjeje të madhe të fituar nga Roma e tij. Gjithçka ndodhi në fund të ndeshjes, pas fishkëllimës së fundit, teksa skuadrat u rikthyen në dhomat e zhveshjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat