Drejt rikthimit në Dortmund

Futboll

Drejt rikthimit në Dortmund

Më: 9 dhjetor 2023 Në ora: 13:03
Jadon Sancho

Rikthim i mundshëm te Borussia Dortmund për Jadon Sancho. Sezoni i anësorit anglez nuk po shkon ashtu siç do të donte në “Old Trafford”. Me fanellën e Manchester United, futbollisti i lindur në vitin 2000 bëri vetëm tri paraqitje nga gjithsej 76 ndeshje në dispozicion.

Padyshim jo shumë për dikë që konsiderohej si një nga lojtarët e rinj më të mirë në treg.

Sipas të gjitha gjasave, “Djajtë e Kuq” mund ta lënë atë të largohet në tregun e transferimeve të dimrit.

Opsioni i rikthimit te verdhezinjtë e Bundesligës do të ishte shumë interesant, edhe nëse e dimë se nuk qarkullojnë shumë para në merkaton e janarit. Sipas edicionit të sotëm të “SportBild”, klubi Ruhr dhe ai anglez po mendojnë për një shkëmbim.

Kështu Sancho do të mbërrinte në Gjermani, ndërsa hollandezi Donyell Malen do të merrte drejtimin e kundër për në Premier League.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat