Allegri: Ndaj Napolit u treguam si një shkëmb

Futboll

Allegri: Ndaj Napolit u treguam si një shkëmb

Më: 9 dhjetor 2023 Në ora: 15:37
Allegri

Juventus nuk bëri hap fals në “Allianz Stadium” kundër Napolit duke i mposhtur kampionët në fuqi me rezultatin minimal 1-0 falë golit të qendërmbrojtësit italian, Gatti.

Kjo fitore ka bërë që bardhezinjtë të ndodhen aktualisht në vendin e parë të renditjes, një pikë më shumë se Interi i cili do të luajë sot në mbrëmje ndaj Udineses.

Pas përfundimit të sfidës së mbrëmshme, Allegri ka folur për mikrofonat e mediave italiane duke vlerësuar skuadrën e tij.

“Pas kësaj fitoreje e kemi lënë Napoli 12 pikë mbrapa, është diçka shumë domethënëse dhe rëndësishme. U treguam si një shkëmb në momentet e vështira të ndeshjes, duhet të vazhdojmë kështu, të përulur dhe të ekuilibruar.

Duhet të mendojmë vetëm për të tashmen dhe se si mundtë përmirësohemi.

Ende gabojmë në disa momente, por e rëndësishme është që sërish qëndrojmë në lojë, kjo është një shenjë pjekurie.

Pjesa e parë dhuroi emocione nga të dyja krahët, ndonjëherë duhet ta ngadalësojmë dhe ta luajmë ndryshe topin.

Luanim kundër një skuadr të fortë dhe që në Itali ka zotërimin më të lartë të topit. Iu përshtatëm ndeshjes pasi duhej të tregoheshim efikas dhe praktik pasi në fund ai që vlen është rezultati”, është shprehur ndër të tjera trajneri i Juventusit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat