Hirda, talenti që po shkëlqen

Futboll

Hirda, talenti që po shkëlqen

Më: 9 dhjetor 2023 Në ora: 17:48
Hirda në veprim

Me 8 fitore dhe 4 barazime e asnjë humbje, FC Shkupi-U17 është shpallur kampion vjeshtor në Ligën e Pionierëve për sezonin 2023/24, shkruan Open-TV.

Skuadra që drejtohet nga trajneri ambicioz, Alisa Visha është lider i tabelës me 28 pikë, i ndjekur nga Pelisteri i vendit të dytë.

Pikërishtë këta të fundit, FC Shkupi U17 i mposhti sot me rezultat 2-0, me golat e Furkan Hirdës në sekondën e dhjetë dhe të Hasanit, që dyfishoi rezultatin.

Edhe në këtë ndeshje ka shkëlqyer talenti i madh Furkan Hirda nga Nikushtaku i komunës së Likovës.

Ai si mesfushor ka shënuar katër gola dhe ka pasur disa asistime.

Nga këta djelmosha pritet që edhe në sezonin pranveror të vazhdojnë me rezultate pozitive dhe në fund të shpallen kampion të gjeneratës U17.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat