Kur do të vendos?

Futboll

Kur do të vendos?

Më: 10 dhjetor 2023 Në ora: 11:46
Alonso

Zërat e merkatos në lidhje me kalimin e mundshëm të XabiAlonso-s në drejtim të Real Madrid vazhdojnë të pandërprera.

Spanjolli shihet si zëvendësuesi dhe trashëgimtari perfekt i Carlo Ancelottit, kontrata e të cilit skadon në fund të sezonit aktual.

Megjithatë, është e vështirë të thuhet me siguri nëse ndryshimi në stol mund të ndodhë realisht.

Vetë Xabi Alonso ka thënë për The Guardian:

“Gjithçka varet sa do të shtyhesh për të ndjekur vendimet e marra nga njerëzit e tjerë, apo nëse do t’i marrësh vetë vendimet. Deri më tani, gjithçka është rezultat i vendimeve të mia dhe kam bërë mirë.

“Kur të ndjej se është koha e duhur për të bërë diçka tjetër, do të marr një vendim dhe do ta bëj edhe një herë… vetë”.

Për të mësuar më shumë duhet të presim deri në fund të sezonit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat