Florenzi: Ndeshja ndaj Newcastle United është gjithçka ose asgjë

Futboll

Florenzi: Ndeshja ndaj Newcastle United është gjithçka ose asgjë

Më: 10 dhjetor 2023 Në ora: 13:36
Alessandro Florenzi

Mbrojtësi i Milanit, Alessandro Florenzi e di se sfida ndaj Newcastle United në Ligën e Kampionëve është “gjithçka ose asgjë” për skuadrën e tij.

Kuqezinjtë kanë përqendruar vëmendjen e tyre në sfidën që do të luhet të mërkurën ndaj Newcastle United ku vetëm një fitore dhe në të njëjtën kohë një humbje e PSG-së ndaj Borussia Dortmundit, do t’i siguronte atyre kalimin në fazën me eliminim direkt.

“Shpresa është e përjetshme.

Është një ndeshje ‘gjithçka ose asgjë’.

Nëse fitojmë, të paktën do të sigurojmë një pozitë në Ligën e Evropës, që është një kompeticion i rëndësishëm dhe Milani mund ta fitojë atë”, ka thënë Florenzi për DAZN.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat