Sfidë delikate në “Loro Boriçi”

Futboll

Sfidë delikate në “Loro Boriçi”

Më: 10 dhjetor 2023 Në ora: 17:07
Qatip Osmani

Vllaznia dhe Dinamo përballen sot në “Loro Boriçi”, në një ndeshje që është shumë delikate për fatet e skuadrave për t’u renditur në “Final 4”. Asnjë nga skuadrat nuk ka luksin të bëjë hapa të gabuar, sidomos duke parë ecurinë e kohëve të fundit që mund t’i zhysë në krizë.

Shkodranët e shohin veten aktualisht në zonën e ftohtë të klasifikimit dhe u duhen medoemos tre pikët për t’u larguar nga ajo dhe për t’iu bashkuar skuadrave që luftojnë për katërshen.

Ndërsa Dinamo ka mundësinë sot që të shkëputet më shumë nga lufta për mbijetesë, duke menduar vetëm për pjesën e sipërme të klasifikimit.

FORMACIONET ZYRTARE

VLLAZNIA: Qarri, Smajli, Juriç, Stojanoviç, Hakaj, Boshnjaku, Krymi, Alivoda, Gruda, Çoba, Balaj.
Trajner: Qarip Osmani

DINAMO: Sali, Marku, Hoxha, Behiratçe, Lorran, Allmuça, Andoni, Gudiabi, Denison, Vila, Kaçorri.
Trajner: Dritan Mehmeti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat