Tragjedi në futboll, ndërpritet ndeshja

Futboll

Tragjedi në futboll, ndërpritet ndeshja

Më: 10 dhjetor 2023 Në ora: 18:44
Foto ilustrim

Ndeshja midis Granadës dhe Athletic Bilbaos që po zhvillohej në stadiumin “Nuevo Los Carmenes”, për javën e 16-të të La Liga-s u pezullua 17 minuta pas nisjes për shkak të vdekjes së një tifozi në tribuna.

Portieri Unai Simon ishte ai që njoftoi arbitrin Miguel Angel Ortiz Arias se duhej urgjentisht një ambulancë, pasi një tifoz kishte pësuar atak kardiak.

Megjithatë, pavarësisht se iu dha ndihma e shpejtë, tifozi nuk ia doli të mbijetonte për t’u dërguar në spital.

Deri në ato momente ndeshja ishte me rezultatin 0-1, me golin e realizuar nga Inaki Williams në minutën e 6’, por pas ngjarjes tragjike të ndodhur në stadium u vendos që ajo të zhvillohet një ditë tjetër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat