Barça e lumtur me Joao Felix

Futboll

Barça e lumtur me Joao Felix

Më: 11 dhjetor 2023 Në ora: 10:09
Joao Felix

Drejtori i Barcelonës, Deco, ka folur për mediet spanjolle për të ardhmen e Joao Felix, i cili është i huazuar nga Atletico Madrid.

“Duhet të fitojmë ndeshje, të fokusohemi në ndeshjet e La Ligës, para se të flasim për lojtarët e huazuar apo përforcimet.

Mund të konfirmoj edhe një herë se jemi të kënaqur me Joao.”, tha Deco.

Joao Felix këtë sezon me Barcelonën në të gjitha garat ka regjistruar 18 paraqitje, duke shënuar 5 gola dhe 3 asiste.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat