Mazzarri thotë se Napoli duhet të kalojë tutje në Champions League

Futboll

Mazzarri thotë se Napoli duhet të kalojë tutje në Champions League

Më: 11 dhjetor 2023 Në ora: 19:18
Mazzarri

Napoli po kërkon një barazim në shtëpi ndaj Bragës për të garantuar përparimin në Champions League. Trajneri Walter Mazzarri duke folur para ndeshjes ka theksuar se ekipi i tij duhet të kalojë tutje.

Në Grupin C Real Madrid tashmë ka siguruar vendin e parë pasi ka fituar pesë ndeshjet e deritanishme të martën përballet me Union Berlin. Skuadra italiane është e dyta në Grupin C me shtatë pikë, tri më shumë se sa Braga.

“Nesër është thelbësore të kalojmë, para së gjithash.

Për mendimin tim luajtëm shumë mirë kundër Juventusit në pjesën e parë dhe kundër Interit, por nesër jam i interesuar të kaloj, duhet të gjejmë ekuilibrin që kishim vitin e kaluar dhe duhet të tregojmë se sërish jemi solidë”, ka thënë Mazzarri në një konferencë për shtyp të hënën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat