Calhanoglu: Jam i shokuar, goditje në themelet e njerëzimit

Futboll

Calhanoglu: Jam i shokuar, goditje në themelet e njerëzimit

Më: 12 dhjetor 2023 Në ora: 13:58
Calhanoglu

“Unë jam ende i tronditur nga ajo që pashë. Dënoj sulmin ndaj zotit Halil Umut Meler. Këto ngjarje duken si goditje jo vetëm për një gjyqtar, por edhe për themelet e njerëzimit”.

Përmes rrjeteve sociale, mesfushori turk i Interit, Hakan Calhanoglu, shprehu solidaritetin për arbitrin turk me stemën e FIFA-s, pas dhunimit brutal nga presidenti i Ankaragücü, në mbyllje të ndeshjes së Superligës kundër Rizespor, e cila përfundoi 1-1.

“Ky mentalitet, – shkruan më tej Calhanoglu, – ka dëmtuar jo vetëm sportin, por edhe të gjitha vlerat njerëzore.

Është zemërthyese të rrezikojmë të harrojmë kujtimet tona, bukurinë e sportit dhe shpresat tona për të ardhmen për shkak të ngjarjeve të tilla”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat