E papritur te Liverpooli

Futboll

E papritur te Liverpooli

Më: 12 dhjetor 2023 Në ora: 14:46
Klopp

Aventura e gjatë dhe e mrekullueshme e Joel Matip po shkon drejt një fundi që, duhet të themi, nuk duket tamam i denjë.

Sepse mbrojtësi, i cili është te Liverpool që nga viti 2016, pësoi një dëmtim serioz në gju javën e kaluar dhe ditët e fundit ka ardhur konfirmimi: sezoni ka përfunduar.

Problemi është se kontrata e tij me Të Kuqtë skadon gjithashtu në qershor 2024.

Për këtë arsye, problemi serioz fizik duket se ka shijen e një lamtumire për Liverpool-in, që sipas mediave të ndryshme në Angli dhe në kundërshtim me atë që tha Klopp, tashmë është gati të ndërhyjë në merkaton e janarit.

Objektivi është, gjithmonë sipas mediave angleze, është Maxence Lacroix, i cili ka një kontratë që skadon në qershor 2025 me Wolfsburg.

Liverpool po përshpejton operacionin dhe ta zëvendësojnë Matipin me francezin, duke paguar një shumë prej jo më shumë se 35 milionë euro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat