Newcastle në kërkim të një portieri

Futboll

Newcastle në kërkim të një portieri

Më: 12 dhjetor 2023 Në ora: 16:11
Hugo Lloris

Newcastle në kërkim të një portieri!

Që prej sfidës, ndaj “Djajve të Kuq”, të Manchester United, “bardhezinjtë” e Newcastle kanë mbetur pa “gardianin” e tyre, Nick Pope, i cili është dëmtuar dhe ende nuk dihet se kur do të rikthehet në fushën e blertë, duke e detyruar skuadrën e tij, të hidhet në sulm, në merkaton e dimrit, për gjetjen e një tjetër “gardiani” me eksperiencë.

Sipas raportimeve, më të fundit të tabloideve britanike, një ndër objektivat kryesor të Newcastle është ish-kapitenin i Tottenham, Hugo Lloris, i cili me ardhjen e italianit Vicario ka kaluar në plan të dytë, te londinezët, duke qëndruar në pothuajse të gjitha ndeshjet në stolin e rezervave.

Siç theksuam edhe më lart, performanca e italianit e ka lënë francezin pa mundësi aktivizimi, kështu që Lloris mund të mendojë largimin nga Londra për t’u bashkuar me Newcastle, ku do të rifitonte minutat dhe rolin e titullarit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat