Vahid Halilhoxhiq: U habita për shkak të Mehës!

Futboll

Vahid Halilhoxhiq: U habita për shkak të Mehës!

Nga: K.G. Më: 12 dhjetor 2023 Në ora: 16:32
Vahid Halilhoxhiq

Trajneri i famshëm boshnjak, Vahid Halilhoxhiq, ka folur sërish pse nuk mund ta pranon postin e selektorit të kombëtares së futbollit të Bosnjës dhe Hercegovinës.

Vaha ishte përmendur si pasardhës i Meho Kodros në stolin e Bosnjës, por kjo nuk ndodhi dhe në fund në vend të tij erdhi Savo Millosheviq.

Halilhoxhiq ka thënë për “Deutsche Welle-n “se presidenti i Federatës ka kërkuar ta takojë për një kafe”, por ka shtuar se Vico Zhelkoviq nuk ka mundur të vijë, pasi nga deklaratat e tij ka kuptuar se nuk do të bëhet trajner i Bosnjës.

“ E gjithë kjo situatë në vend ka shumë ndikim në sjelljen e përzgjedhësve.

E kisha të pamundur ta pranoja atë pozicion, jo për shkak të financave, sepse do ta bëja pa asnjë kompensim financiar. 

Më vjen keq që shumë tifozë të futbollit janë të zhgënjyer me lëvizjen time, por nuk mund të ndodhte ndryshe”, tha ai.
Më pas ai iu referua shkarkimit të selektorit Meho Kodro nga pankina e Bosnjës, transmeton mediumi boshnjak “osllobogjenje”.

“U habita për shkak të Meho Kodros, të cilin e njoh. Pas humbjes së parë, për të zëvendësuar njeriun. Kjo nuk është e pranueshme nga pikëpamja morale dhe njerëzore”, theksoi Halilhoxhiq.

I pyetur se cili është problemi më i madh i ekipit kombëtar të futbollit të BeH-së, Halilhoxhiq tha se nuk është në gjendje t'i ndjekë ata çdo herë, por shtoi se të gjithë e dinë se çfarë po ndodh.

“Unë u përcjelli pak, nuk jam në gjendje të ndjek çdo herë. Nuk i njoh aq mirë të gjithë ata lojtarë. Vetë fakti që ka konfuzion për shkak të gjendjes së punëve në vend.

Ne e dimë se çfarë po ndodh, se disa njerëz po përpiqen në çdo mënyrë të përçajnë njerëzit. Sporti është një forcë kohezive që mund të qetësojë tensionet.

Për t'u dhënë njerëzve pak më shumë kënaqësi”, - tha Halilhoxhiq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat