Klopp tallet

Futboll

Klopp tallet

Më: 12 dhjetor 2023 Në ora: 18:32
Klopp

Trajneri i Liverpool-it, Jurgen Klopp, ka thumbuar dy mesfushrët e Chelseat, Moises Caicedo dhe Romeo Lavia.

Të Kuqtë u mundën nga Chelsea në garën për të siguruar shërbimet e dy lojtarëve gjatë verës.

Por Klopp ka thënë se Liverpool ishte “me fat”, duke iu referuar blerjes së Wataru Endo si alternativë.

Duke folur për merkaton e verës, Klopp u tha tifozëve në Anfield: “Verën e kaluar ndodhën disa gjëra të çuditshme në merkato, por këtu, mes nesh, mund të them, ‘Zoti im, a ishim me fat, apo jo?’.

“Ne nuk e dinim këtë në atë moment dhe nuk u ndjeva ashtu në atë moment, por po, jam shumë i lumtur që funksionoi, por nuk mund ta dish kurrë më parë”.

Menaxheri i Liverpool shtoi: “Ne padyshim e kuptuam se mesfushorët e tjerë nuk donin të vinin te Liverpooli, dhe më pas gjetëm Endon. Ai është një lojtar i jashtëzakonshëm”.

Klopp iu është drejtuar tifozëve në një event testues për tribunën e zgjeruar të Anfield Road.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat