Klubi saudit - i gatshëm t’i ofrojë Casemiros një kontratë

Futboll

Klubi saudit - i gatshëm t’i ofrojë Casemiros një kontratë

Më: 12 dhjetor 2023 Në ora: 19:26
Casemiro

Al-Hilal duket se është vënë në lëvizje për mesfushorin e Manchester United, Casemiro.

Thuhet se “Djajtë e Kuq” janë të përgatitur të shesin brazilianin muajin e ardhshëm.

Sport Zone ka bërë të ditur se Al-Hilal po përgatit një super ofertë.

Klubi saudit thuhet se është i gatshëm t’i ofrojë Casemiros një kontratë me vlerë më shumë se 20 milionë euro në sezon.

Por edhe Paris Saint-Germain po shfaq interes për veteranin.

Në garë duket se është edhe një klub italian i paidentifikuar.

Menaxherët e Casemiro-s thuhet se janë të hapur për të arritur një marrëveshje, por lojtari aktualisht është i fokusuar në sezonin me Manchester United.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat