Meret: Nuk duam të ndalemi

Futboll

Meret: Nuk duam të ndalemi

Më: 13 dhjetor 2023 Në ora: 11:12
Meret

Napoli fitoi 2:0 përballë Bragës në një sfidë ku i mjaftonte edhe barazimi për t’u kualifikuar mes 16 skuadrave më të mira në Champions League.

Kampionët në fuqi të Italisë, zgjidhën gjithçka që në pjesën e parë, duke mposhtur për herë të dytë rivalët portugezë.

Portieri i skuadrës së Mazzarrit, Alex Meret analizoi për Sky Sport suksesin kundër Bragës, ku ndër të tjera tha:

“Ishte një ndeshje pozitive nga ana jonë, e menaxhuam mirë që në fillim. I lejuam Bragës ca si shumë raste, por ishte e rëndësishme të mos pësonim gol dhe të gjenim kompaktësinë e nevojshme.

Pritja ndaj Hortas? Unë nuk jam një portier që bëj pritje fotografish, ishte një goditje shumë e fortë dhe arrita ta devijoja mbi traversë. Bëra atë që duhej të bëja, ishte e rëndësishme të mos pësoja gol në atë moment”.

Në fund një koment për objektivat e Napolit në Champions League, me 26-vjeçarin që thekson se nuk ka frikë asnjë kundërshtar, pavarësisht se ekipi i tij shkon në short si vend i dytë.

“Ne do të përpiqemi të shkojmë sa më larg në këtë turne, mezi po presim të luajmë në ndeshjet me eliminim direkt. E donim me çdo kusht kualifikimin, tani nuk duam të ndalemi”, theksoi Meret.

Skuadra do të tentojë rikuperimin në kampionat, aty ku nuk po paraqitet aspak mirë. Kampionët ndajnë vendin e gjashtë me Fiorentinën, me nga 24 pikë.

Interi kryesues është tepër larg, plot 14 pikë. Kështu që objektivi i Napolit, që të shtunën pret Cagliarin në Diego Maradona, është zona Champions, që për momentin është vetëm një pikë larg.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat