Neuer: S’e prisja të isha në formë pas dëmtimit

Futboll

Neuer: S’e prisja të isha në formë pas dëmtimit

Më: 13 dhjetor 2023 Në ora: 11:54
Manuel Neuer

700 ndeshje si profesionist në karrierë festoi Manuel Neuer në “Old Trafford” përballë Manchester United.

Portieri i Bayern Munchen theksoi pas fitores 0-1 në Champions League se nuk ishte në dijeni të një rekordi të tillë.

“Ishim shumë të zemëruar me paraqitjen tonë në Frankfurt kundër Eintrachtit (Bayerni humbi 5-1), por reaguam mirë. Trajneri është i kënaqur, ai na tha se ndihej krenar për ne, pasi dhamë gjithçka në fushë.

Ne kemi një skuadër që mund të garojë për fitimin e titullit, por duhet të japim maksimumin në çdo ndeshje”, deklaroi 38-vjeçari i kampionëve të Gjermanisë, i cili vijoi:

“Nuk e dija se ishte ndeshja e 700-të. Jam në formë, nuk e prisja që gjërat të shkonin aq mirë pas dëmtimit të gjatë. U jam shumë mirënjohës mjekëve”, theksoi Manuel Neuer, prej vitesh një prej më të mirëve në rolin e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat