Del nga spitali gjyqtari që u rrah në Turqi

Futboll

Del nga spitali gjyqtari që u rrah në Turqi

Më: 13 dhjetor 2023 Në ora: 12:19
Halil Umut Meler

Gjyqtari turk, Halil Umut Meler, i cili u sulmua pas ndeshjes Ankaragucu-Rizespor është liruar mëngjesin e sotëm nga spitali.

Në spitalin Acıbadem Ankara ka përfunduar trajtimi i Melerit, i cili u godit me grusht nga presidenti i klubit MKE Ankaragücü, Faruk Koca në fund të ndeshjes në kampionatin turk.

Gjyqtari i licencuar nga FIFA, i cili nuk bëri një deklaratë pas daljes nga spitali, vetëm bëri me dorë para se të hipte në makinën e tij.

“Ai është mirë dhe me humor të mirë. Meler nuk ka asnjë problem përveç ënjtjes në sy. I urojmë arbitrit tonë një karrierë të shëndetshme dhe të suksesshme profesionale” ka thënë kryemjeku i spitalit Acıbadem Ankara Dr. Mehmet Yörübulut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat