Barcelona e do mesfushorin e Juventusit!

Futboll

Barcelona e do mesfushorin e Juventusit!

Më: 13 dhjetor 2023 Në ora: 14:50
Rabiot

Barcelona nis një sulm serioz për mesfushorin e Juventusit!

Ndërsa të gjithë mendonin se mes Juventusit dhe Adrien Rabiosë kishin nisur bisedimet për rinovimin e kontratës, e ëma e tij menaxhere, Veronika, lëshoi bombën:

“Zero bisedime dhe nuk dua të dëgjoj më nëpër media nga persona të ndryshëm (referuar drejtuesve të Juves) që po flitet për këtë aspekt”. Dhe kaq ka mjaftuar që merkato rreth mesfushorit francez, i cili është në përfundimin e kontratës, të ndizet menjëherë.

Madje, në Spanja mendojnë se pas daljes së ashpër së të ëmës së Rabiosë fshihet Barcelona, e cila po bisedon pikërisht me Veronikën për ta bërë të tyrin në verë, teksa kanë gati edhe 11 milionë euro në vit për të.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat