Furlani: Me fat që Zlatani u rikthye në klub

Futboll

Furlani: Me fat që Zlatani u rikthye në klub

Më: 13 dhjetor 2023 Në ora: 16:24
Furlani, Pioli e Ibrahimoviçi

Edhe Xhorxho Furlani nuk i ka kursyer fjalët e mirëseardhjes në bordin drejtues të Zlatan Ibrahimoviçit.

Administratorit i deleguar i Milanit ka dhënë mesazhin e tij për punësimin e suedezit, teksa në një postim në profilin personal në “Instagram” ka shkruar:

“Përfshirja e një lideri si Ibra në grupin tonë të punës dhe në drejtimin e Milanit si konsulent nënvizon angazhimin tonë për suksesin e ardhshëm të klubit, për të mirën e lojtarëve tanë dhe tifozëve tanë.

Jemi me fat që kemi akses në krijimtarinë e Ibrës dhe rrjetin e tij të gjerë të marrëdhënieve në të gjithë futbollin europian, për të vazhduar ngritjen e klubit në një panoramë më të gjerë globale”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat