Të kënaqur me trajnerin

Futboll

Të kënaqur me trajnerin

Më: 13 dhjetor 2023 Në ora: 19:12
Simone Inzagi e Xhuzepe Marota

Xhuzepe Marota e ka vlerësuar Simone Inzagin për punën e bërë deri më tani, ashtu si ka vlerësuar edhe deklaratat e dashurisë të lëshuara nga Lautaro në drejtim të klubit.

“Inzagi ka bërë mirë deri më tani, na ka dhënë kënaqësi të mëdha dhe qëndrojmë pas çdo zgjedhjeje që bën ai për formacionin.

Nuk do ta quaja rrotacion, por do të flisja për titullarë dhe bashkëtitullarë, me lojtarët që nisin nga pankina, të cilët mund të jenë themelorë në çdo ndeshje siç kanë treguar. Është shumë e rëndësishme për ne të vazhdojmë të marrim sinjale pozitive si nga lojtarët dhe nga trajneri”, tha administratori i deleguar për “Sportmediaset”.

“Lautaro tha se do ta nënshkruante rinovimin që nesër? Kjo është një deklaratë dashurie për Interin, e cila na vendos në një humor pozitiv dhe na qetëson kur shkojmë për të negociuar, duke e ditur se kemi një profesionist të madh përpara nesh.

Do të shohim nëse do ta mbyllim para vitit kalendarik, por nuk ka probleme. Turam e ka të lehtë të luajë me Lautaron, por Interi rrezikon pa Lautaron?

Ne mbështetemi te një grup që ka vlera të ndryshme, siç duhet të jetë në një sport skuadre, por që vesh të njëjtën fanellë. Zgjedhjet e trajnerit diktohen nga kushtet, nga kalendari i ngjeshur, për mua është zgjedhja e duhur.

Turam ishte një intuitë e madhe nga Piero Auzilio, ne e mbështetëm atë dhe jemi të gjithë të lumtur. Ai ka potencial të madh dhe do të luajë një rol edhe më të rëndësishëm se ai që po bën aktualisht”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat