Trajneri i Dinamos: Ta nisim fort

Futboll

Trajneri i Dinamos: Ta nisim fort

Më: 14 dhjetor 2023 Në ora: 11:50
Sergej Jakiroviç

Dinamo e Zagrebit pret Ballkanin sonte në “Maksimir”, dueli i fundit i grupit C në Conference League.

Sfidë ku rekordmenëve të futbollit kroat u mjafton një pikë për t’u kualifikuar si vend i dytë.

Ndërkohë që kampionët e Kosovës duhet të fitojnë Zagreb dhe duhet të shpresojnë që Plzen nuk humbet kundër Astanës në Çeki për të arritur një kualifikim historik.

Trajneri i Dinamos së Zagrebit, Sergej Jakiroviç theksoi se skuadra e tij do të futet në fushë për të fituar, pavarësisht faktit që e vlerëson Ballkanin. Skuadra e Ilir Dajës e fitoi 2-0 duelin e parë në Prishtinë.

“Na pret një ndeshje e rëndësishme dhe vendimtarë përballë Ballkanit.

Është një ‘finale’ sa i përket kualifikimit. Pres që skuadra ime të zhvillojë një ndeshje serioze dhe shumë të mirë në aspektin taktik.

Sigurisht që kualifikohemi edhe me barazim, por ne nuk do të futemi në fushë për një pikë. Do e kërkojmë fitoren prej minutës së parë, kam besim se do arrijmë këtë objektiv dhe do të kualifikohemi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat