Ten Hag drejt lamtumirës

Futboll

Ten Hag drejt lamtumirës

Më: 14 dhjetor 2023 Në ora: 18:31
Ten Hag

Eliminimi nga kupat e Europës tashmë në fund të fazës së grupeve të Champions League, i sanksionuar nga vendi i katërt në grup pas Bayern Munich, Copenhagen dhe Galatasaray, por edhe paraqitja zhgënjyese në Premier League mund t’i kushtojë shkarkimit të trajnerit të Manchester United Erik ten Hag.

Trajnerin holandez e pret sfida e së vërtetës ndaj Liverpoolit, por fati i tij duket tashmë i vulosur dhe duket se është Jim Ratcliffe ai që e ka vendosur.

Ortaku i ri i Glazers, i cili mori mbi 25% të aksioneve, duket i vendosur për të imponuar një ndryshim në stol dhe sipas asaj që raportohet nga The Sun, pronari i Ineos tashmë i ka të qarta idetë, pasi është takuar me Graham Potter.

Ish-trajneri i Brighton dhe Chelsea, joaktiv që nga pranvera e kaluar pasi u shkarkua nga Les Bleus, ditët e fundit refuzoi të ishte bëhej trajner i Stoke City, një klub ambicioz i Championship dhe po pret një telefonatë nga një klub i madh.

Prandaj, një sukses i mundshëm kundër Liverpool-it mund të mos mjaftojë për Ten Hag, një ndeshje në të cilën United do të duhet të bëjë pa të skualifikuarin Bruno Fernandes dhe të dëmtuarit Maguire dhe Shaw.

Largimi i parakohshëm nga Europa i kushtoi klubit të paktën 30 milionë euro, pasi klubi kishte bërë një vlerësim të të ardhurave në verë duke parashikuar arritjen e ekipit deri në çerekfinalet e Champions League.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat