Kush do të ndajë drejtësinë në takimin Ballkani - Prishtina?

Futboll

Kush do të ndajë drejtësinë në takimin Ballkani - Prishtina?

Më: 14 dhjetor 2023 Në ora: 19:08
Pamje nga një ndeshje

Java  e fundit e vjeshtës në Albi Mall Superligë do të zhvillohet këtë fundjavë me pesë ndeshje që janë në program për tu zhvilluar.

Tre duele luhen të shtunën dhe dy të tjera të dielën, derisa është hedhur shorti për gjyqtarët që do të ndajnë drejtësinë në këto sfida.

Fushë Kosova pret Feronikelin ’74 në sfidën që gjykohet nga Alan Shala.

Ndërkohë në sfidën Dukagjini – Gjilani drejtësinë do ta ndajë Eridon Podvorica.

Genc Nuza do të gjykoj në Gjilan në duelin Drita – Malisheva.

Derbi mes Ballkanit dhe Prishtinës zhvillohet ditën e diel, derisa Valon Bajgora do të jetë gjyqtar kryesor.

Ndërsa në sfidën Liria – Llapi drejtësinë do ta ndajë Ilir Mehmeti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat