Humb një tjetër futbollist

Futboll

Humb një tjetër futbollist

Më: 15 dhjetor 2023 Në ora: 11:52
Mourinho

AS Roma humbet një tjetër lojtar përpara transfertës në Bolonja, aq shumë e rëndësishme për zonën Ligës së Kampionëve.

“Verdhekuqtë” ndajnë vendin e katërt me pikë të barabarta me skuadrën e Thiago Motës.

Dy skuadrat do të ndeshen mes tyre në “Dall’Ara” të dielën (18:00 dhe lista e mungesave të Romës në këtë përballje është e gjatë.

“Special One” humbi në takimin e fundit ndaj Fiorentinës (1-1) lojtarë si Paulo Dibala (i dëmtuar), Romelu Lukaku (karton i kuq) dhe Nikola Zalevski (karton i kuq). Ndërkohë që në infermieri janë prej kohësh Tamu Abraham dhe Kris Smalling.

Gati nuk është as Marash Kumbulla, pavarësisht se mbrojtësi shqiptar ka nisur seancat stërvitore pas mungesës prej 29 prillit. Në dyshim të madh për transfertën e komplikuar janë edhe Leonardo Spinazzola dhe iraniani Serdar Azmoun. Kundër Bolonjas nuk do të jetë as Houssem Aouar.

Mesfushori algjerian pësoi një tërheqje muskulore në fitoren 3-0 ndaj Sheriff Tiraspol në Ligën Europa, që do e mbajë disa ditë larg fushave të blerta.

“Ka një problem muskulor, nuk do të jetë i gatshëm për ndeshjen me Bolonjan”, u shpreh Mourinjo në lidhje me gjendjen fizike të 25-vjeçarit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat