“Luftëtari” i Kombëtares mes më të mirëve në Europa League

Futboll

“Luftëtari” i Kombëtares mes më të mirëve në Europa League

Më: 15 dhjetor 2023 Në ora: 12:55
Formacionet

Qazim Laçi shkëlqeu në ndeshjen e fundit të fazës së grupeve të Europa League mes Sparta Prague dhe Aris Limassol.

Që u fitua 1-3 nga ekipi i tij. Futbollisi i Kombëtares dha një asist gjatë sfidës, ndërkohë që u shpall dhe lojtari më i mirë i ndeshjes.

Megjithatë, performanca shumë e mirë e mesfushorit të Shqipërisë ka bërë që ai të përfshihet në formacionin më të mirë të raundit të gjashtë të grupeve në Europa League.

Laçi është vlerësuar me notën 9.09, duke qenë i pesti lojtar me notën më të lartë nga formacioni i më të mirëve.

Një vlerësim i jashtëzakonshëm ky për “luftëtarin” dibran, i cili po shkëlqen gjithnjë e më shumë te kampionët në fuqi të Çekisë.

Sparta u rendit e dyta në grupin C, me 10 pikë, një më pak se Rangers i vendit të parë. Laçi, këtë edicion numëron 29 ndeshje në të gjitha kompeticionet. 10 në arenën ndërkombëtare, 16 në kampionat dhe 3 në Kupën e Çekisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat