Te Manchester United është i tepërt

Futboll

Te Manchester United është i tepërt

Më: 15 dhjetor 2023 Në ora: 13:26
Casemiro

Largimi i mesfushorit brazilian Casemiro nga skuadra e Manchester United është e pashmangshme.

31-vjeçari është në sezonin e tij të dytë me “djajtë e kuq”, por këtë vit nuk po shkëlqen dhe problemet fizike e kanë ndalur disa herë.

Për këtë arsye ai mund të largohet që në merkaotn e janarit, pavarësisht kontratës që ka me Manchester United deri në vitin 2026.

Sipas “The Sun”, për mesfushorin është interesuar ekipi i PSG, gati ta sjellë në Paris që në janar.

Përvoja e Casemiro mund të jetë një armë më shumë për francezët në arenën ndërkombëtare, ndaj dhe po këmbëngulin në këtë transferim. Për brazilianin janë interesuar edhe nga Arabia Saudite, gati të bëjnë një ofertë më të mirë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat