Publikohen datat e Superkupës së Italisë

Futboll

Publikohen datat e Superkupës së Italisë

Më: 15 dhjetor 2023 Në ora: 13:36
Foto ilustrim

Është publikuar kalendari i Superkupës së Italisë, që këtë edicion ka ndryshuar format, pasi në Arabinë Saudite do të zhvillohet një mini-turne mes katër skuadrave të kampionatit italian që synojnë fitimin e trofeut.

Lega Serie A ka vendosur që gjysmëfinalja e parë mes Napolit (fituesit të kampionatit) dhe Fiorentinës (finalistes së Kupës së Italisë), të luhet në 18 janar, ndërsa gjysmëfinalja tjetër mes Interit (fituesit të Kupës) dhe Lazios (skuadra që zuri vendin e dytë në kampionat) të zhvillohet një ditë më pas në 19 janar. Finalja është parashikuar që të luhet të hënën e 22 janarit.

Federata italiane përfiton 23 milionë euro ka zhvillimi i këtij turneu në Arabinë Saudite, ndërsa fituesi do të marrë 7 milionë euro.

Ndryshon edhe kalendari i Serie A, që në atë periudhë kohore ka programuar ndeshjet e javës së 21-të.

Takimet respektive të Interit, Napolit, Lazios dhe Fiorentinës do të rikuperohen në shkurt ose në mars, kur të ketë data të lira, në varësi të rezultateve të skuadrave të impenjurara në Kupat e Europës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat