PSG kërkon “eksperiencë” në skuadër

Futboll

PSG kërkon “eksperiencë” në skuadër

Më: 15 dhjetor 2023 Në ora: 15:26
Casemiro e Ronaldo

PSG kërkon “eksperiencë” në skuadër!

PSG siguroi vendin e dytë në grup pas Borussia Dortmund, teksa të hënën do të mësojë kundërshtarin në takimet me eliminim direkt dhe drejtuesit e klubit kanë nisur nga puna për të përforcuar skuadrën.

Luis Enrique pret një mesfushor dhe i përzgjedhuri është Casemiro, me 31-vjeçarin, që luan me “Djajtë e Kuq” të Manchester United prej verës së vitit të kaluar, kur la “galaktikët” e Real Madrid dhe u transferua në “Old Trafford” për 70 mln euro.

Braziliani qëndron jashtë fushave për shkak të një dëmtimi prej datës 13 tetor dhe destinacioni Paris duket shumë i pëlqyer nga pesë herë fituesi i Champions League, mirëpo tani u takon drejtuesve të PSG-së të përgatitin ofertën e duhur për ta siguruar “luftëtarin” e mesfushës që në merkaton dimërore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat