Brighton rinovon me “gjigantin” holandez

Futboll

Brighton rinovon me “gjigantin” holandez

Më: 16 dhjetor 2023 Në ora: 11:05
Roberto De Zerbi e Paul van Hecke

Rinovim te Brighton pas fitores ndaj Marseille dhe kualifikimit në raundin e 1/8-ve në Europa League si vend i parë. Klubi i Premier League ka zgjatur bashkëpunimin me Jan Paul van Hecke.

Kontrata e re do e mbajë qendërmbrojtësin holandez në “Amex Stadium” deri në verën e vitit 2027.

Gjatë këtij sezoni, 23-vjeçari numëron 17 ndeshje të zhvilluara me skuadrën e Roberto De Zerbit.

Trajneri italian nuk e fshehu gëzimin e tij në lidhje me këtë marrëveshje të re, teksa deklaroi: “Jam me të vërtetë i lumtur në lidhje me këtë rinovim. Jan Paul e meriton.

Ai po shndërrohet në një futbollist të madh, shumë të madh”, u shpreh De Zerbi, me Brightonin që pas suksesit europian ka nisur përgatitjet për duelin me Arsenalin.

“Pulëbardhat” i pret të dielën një transfertë shumë e vështirë kundër nënkampionëve të Anglisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat