Holandezi huazohet në Bundesliga

Futboll

Holandezi huazohet në Bundesliga

Më: 16 dhjetor 2023 Në ora: 15:15
Donny van de Beek

“Fantazisti” holandez, Donny van de Beek u transferua me shumë bujë, gjatë verës së vitti 2019, nga “Harkëtarët” e Ajax, drejt “Djajve të Kuq” të Manchester United, me këta të fundit, që derdhën plot 39 milionë euro, në arkat e “gjigantëve” holandezë, mirëpo gjithçka shkoi ters për të, në Premier League.

Mirëpo, edhe pse tashmë ka hyrë në sezonin e tij të katërt dhe në stol është ish-tekniku i tij, Erik ten Hag, sërish “tulipani” i mesfushës nuk po arrin të tregojë cilësitë e tij, në fushën e blertë, teksa ka arritur të luajë vetëm pak minuta, në dy ndeshje këtë sezon, një në Premier League e një në EFL Cup e për këtë aryse e ardhmja e holandezit do të jetë larg “Old Trafford”.

Kështu, të premten që sapo lamë pas, “fantazisti” i mesfushës ka arritur një marrëveshje me “shqiponjat” gjermane të Eintracht Frankfurt, ku do të transferohet si i huazuar, me mundësin e blerjes në merkaton e verës, për shifrën e 15 milionë eurove.

Ndërkaq, kujtojmë se ky do të jetë huazimi i dytë për “tulipanin” holandez, i cili në kohën e tij, te Manchester United ka veshur më herët edhe fanelën e Everton nga janari deri në verën e vitit të kaluar..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat