Reagon Ten Hag: Kam mbështetjen e drejtuesve

Futboll

Reagon Ten Hag: Kam mbështetjen e drejtuesve

Më: 17 dhjetor 2023 Në ora: 11:40
Ten Hag

Erik ten Hag këmbëngul se ai ka mbështetjen e vendimmarrësve të Mançester Junajtidit, pavarësisht paraqitjeve të zymta të ekipit këtë sezon dhe zërave se ai mund të shkarkohet në rast të një humbjeje me Liverpulin.

“Unë e ndjej mbështetjen e tyre. Ata ma thonë këtë. Gjithçka është në rregull.

Nuk jam i shqetësuar për humbjen e vendit të punës, jam i përqendruar vetëm te ndeshja”, tha trajneri holandez, i cili sezonin e shkuar në “Anfield” u mund 7-0. Por ja çfarë thotë ai për shenjat e kësaj disfate historike:

“Nuk e kam parë atë ndeshje që prej sezonit të shkuar. Lojtarët ishin të frikësuar. Ishte një përvojë e keqe, por ju e nisni përsëri nga zero. Vitin e kaluar, në pjesën e parë, ne ishim shumë të mirë, por u goditëm vetëm pas pjesës së parë.

Është një skuadër tjetër tani, me lojtarë të ndryshëm. Ne nuk do ta injorojmë atë, por kam besim se lojtarët e mi do të shkojnë atje dhe do të luftojnë nga fillimi deri në fund”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat