Gati të largohet, kërkon agjent

Futboll

Gati të largohet, kërkon agjent

Më: 17 dhjetor 2023 Në ora: 12:13
Xhoshua Kimihit

Impakti i Xhoshua Kimihit te Bajerni ka marrë profil të zakonshëm, aty ku zërat e largimit kanë filluar të shtohen, ndryshe nga sa ndodhi në merkaton e verës.

Presidenti Herbert Hainer nuk e pati problem të paralajmëronte Barçën që t’i mbante larg “tentakulat” nga 28- vjeçari gjerman para disa muajsh. Por në një kohë tepër të shkurtër duket se shumëçka ka marrë tjetër rrjedhë.

Paraqitjet e zbehta të lojtarit me numër “6” te gjigantët nga Munihu janë arsyeja kryesore se përse prestigjiozet gjermane “vlojnë” mbi një zhvendosje të “regjisorit”.

“Bild” ka raportuar se futbollisti i mësipërm po kërkon të gjejë agjent. Xhoshua nuk ka pasur këshillues deri në këtë fazë të karrierës dhe rinovimet e tij me klubin janë përmbyllur pa mbështetjen e ndonjë konsulenti. Manovra në fjalë nënkupton shqyrtimin e opsioneve për të ardhmen.

Vetë trajneri Tomas Tuhel e ka shprehur shpesh se nuk sheh ndonjë lojtar në gjirin e kampionëve të mbulojë detyrat si “6”, ndërsa Kimih e ka kundërshtuar këtë qëndrimin, me arsyetimin se ai është i aftë ta zotërojë si rol.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat