De Bruyne: Ja pse Ronaldon

Futboll

De Bruyne: Ja pse Ronaldon

Më: 17 dhjetor 2023 Në ora: 12:22
De Bruyne

Mesfushori i Manchester Cityt, Kevin De Bruyne, ka zgjedhur se me kë do të preferonte të luante mes Cristiano Ronaldos dhe Lionel Messit.

Ronaldo dhe Messi konsiderohen si dy nga futbollistët më të mëdhenj të historisë dhe janë në debat të përjetshëm se cili është më i madhi.

Pavarësisht arritjeve të tyre, opinioni është gjithmonë i ndarë se kush nga të dy është lojtari më i mirë.

Së fundmi, De Bruyne është pyetur se me cilin do të preferonte të luante përkrah Ronaldos dhe Messit.

Sportbible raporton se belgu ka dhënë një shpjegim të thjeshtë se përse do të preferonte të kishte si shok skuadre sulmuesin portugez sesa yllin argjentinas.

“Unë ndoshta do të thosha Ronaldo sepse ai është më shumë një sulmues tipik. Messi është akoma më shumë një fantazist. Unë jam një fantazist, dhe do të doja më shumë një sulmues”, tha belgu.

De Bruyne, ashtu si Messi dhe Ronaldo, ka gëzuar njësoj një karrierë të shkëlqyer dhe konsiderohet gjerësisht si një nga lojtarët më të mirë të brezit të tij.

Mesfushori ka mbetur jashtë fushës për shkak të një dëmtimi serioz në fillimin e sezonit, por pritet të rikthehet në aksion për kampionët e Europës në ditët në vijim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat