Gazetari i “Marca” qetëson Milanin dhe Interin

Futboll

Gazetari i “Marca” qetëson Milanin dhe Interin

Më: 17 dhjetor 2023 Në ora: 14:39
Inzaghi

Duke folur për kanalin TvPlay.it në Tëitch, gazetari i “Marca”, Manuel Angel Lara përjashtoi një lëvizje të mundshme në të ardhmen për Nikolo Barella drejt Real Madridit.

“Ai është një lojtar i madh, por nuk mendoj se ka mundësi. “Los Blancos” kanë një mesfushë të përshtatshme për të tashmen dhe të ardhmen, me lojtarë të rinj dhe me përvojë. Prandaj, deri më sot, nuk ka vend për Barella te Real Madrid”.

Një deklaratë që qetëson Interin, që nuk do ta shohë xhevahirin e saj të blihet nga gjigantët spanjollë, të paktën në të ardhmen e afërt. Një lajm i mirë mbërrin edhe për kushërinjtë e Milanit. Gazetari i Marca-s në fakt ka folur edhe për rikthimin e mundshëm të Teo Hernandezit në Madrid.

“Ai luajti për Realin vite më parë, fitoi Ligën e Kampionëve në finalen e Kievit, por e njëjta gjë vlen edhe për të. “Los Blancos” kanë mundësinë të marrin Alfonso Dejvisin nga Bajern Munihu, kështu që unë mendoj se ata do të zgjedhin kanadezin”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat