Fiorentina shpëton në fund

Futboll

Fiorentina shpëton në fund

Më: 17 dhjetor 2023 Në ora: 18:46
Fiorentina

Fiorentina mori tre pikë ndaj Veronës, por sfida e luajtur në stadiumin Artemio Franchi ishte tejet e komplikuar për vendasit.

“Vjollcët” fituan me shifrat 1-0, por rrezikuan të shkonin në disavantazh që në minutat e para teksa Gjuriqiq gaboi nga pika e bardhë.

Vendasit e shënuan golin e fitores vetëm në minutën e 79, falë Beltran.

Pas këtij trepikëshi, Fiorentina ngjitet në kuotën e 27 pikëve në vend të pestë ndërsa nga ana tjetër, Verona mbetet me 11 pikë në vend të 19.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat