Publikohen formacionet e sfidës Bayern - Stuttgart

Futboll

Publikohen formacionet e sfidës Bayern - Stuttgart

Më: 17 dhjetor 2023 Në ora: 19:09
Formacionet

Janë padyshim dy “bomberat” e momentit. Harry Kane e Serhou Guirassy po dominojnë kampionatin gjerman të futbollit, Bundesliga dhe në orën 19:30 këto dy “gjuetar” të vërtetë goli do të përballen me njëri-tjetër, në përballjen e javës së 15-të të kampionatit, e cila do të zhvillohet në “mitikun” e Bavarisë, “Allianz Arena”.

Përsa i përket formacioneve, tekniku Thomas Tuchel i ka rreshtuar “Bavarezët” e tij, me formulën e zakonshme, 4-2-3-1, ku në portë është vendosur “veterani”, Manuel Neuer.

Në krahët e mbrojtjes janë Alphonso Davies e Rapahel Guerreiro, me qendrën që mbulohet nga Kim Min-Jae e Dayot Upamecano.

Më të tërhequr në mesfushë janë Pavlovic e Konrad Laimer, ndërsa Musiala, Thomas Muller e Leroy Sane janë vendosur pas “bomberit” të vetëm, Harry Kane.

Në krahun tjetër, tekniku Sebastian Hoeness i ka pozicionuar në fushë djemtë e tij, me formacionin 4-4-3, ku në portë është vendosur Nubel. Në mbrojtjen me katër, krahët mbulohen nga Mittelstdat e Vagnoman, ndërsa qendra nga Zagaou e Anton. Në krahët e mesfushës janë Millot e Fuhrich, me qendrën që mbulohet nga Stiller e Karazor, ndërsa në sulm janë dy “bomberat”, Deniz Undav e Serhou Guirassy..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat