Interi ballëlart në Romë, + 4 pikë para Juventusit

Futboll

Interi ballëlart në Romë, + 4 pikë para Juventusit

Nga: K.G. Më: 17 dhjetor 2023 Në ora: 22:40
Interi

Interi ka përforcuar pozitën e parë me fitore në Romë me rezultat 2:0 ndaj Lazio-s.

Lazio u mundua por jo që arrijë pikë në duel me zikaltrit.

Lautaro Martiez (40') e Marcus Thuram (64') shënuan për fitoren e Interit.

Në minutën e 87-të Cataldi i Lazios është përjashtuar me karton të kuq.

Kristjan Asllani u paraqit në minutën e 89-të për Interin.

Interi kryeson me 41pikë apo ka katër më shumë se Juventusi dhe Lazio renditet në pozitën 11-të me 21 pikë.  

Interi ka bilanc fantastik për 16 ndeshje, 13 fitore, 2 barazime, 1 humbje dhe me goldallim 39:7.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat