Mbrëmja Gala “Më të Mirët 2023″/ S’ka më dyshime, njihuni me trajnerin e vitit

Futboll

Mbrëmja Gala “Më të Mirët 2023″/ S’ka më dyshime, njihuni me trajnerin e vitit

Më: 18 dhjetor 2023 Në ora: 19:44
Pamje nga mbrëmja gala

Natë emocionuese teksa në Mbrëmjen Gala të FSHF “Më të Mirët 2023” do të jepen çmimet përkatëse. Prezent janë gazetarë të ndryshëm, Presidenti i FSHF, kryeministri, apo edhe trajneri Sylvinho.

Vëmendja është te “Topi i Artë 2023”, ku kandidatë janë: Arinaldo Rrapaj, Florent Hasani dhe Bekim Balaj, sakaq për “Topin e Artë 2023” për vajza në garë janë: Valentina Troka, Ezmiralda Franja dhe Megi Doçi. Çmime të tjera që do shpërndahen janë “Talenti i Vitit 2023” dhe “Arbitri i Vitit 2023”.

Çmimet:

Talenti i vitit: Arlind Kurti

Talentja e vitit: Klaudja Borçi

Këpuca e Artë, djem: Florent Hasani.

Këpuca e Artë, vajza: Valentina Troka

Arbitri i vitit: Enea Jorgji

Trajneri i vitit: Orges Shehi

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat