Panik për lojtarin e PSG-së

Futboll

Panik për lojtarin e PSG-së

Më: 19 dhjetor 2023 Në ora: 12:31
Alexandre Letellier

Portieri i PSG-së, Alexandre Letellier është sulmuar nga hajdutët në orët e para të mëngjesit të së martës.

Sipas gazetës franceze “RMC”, 33 vjeçari, gruaja e tij dhe dy fëmijët e tyre u mbajtën peng nën kërcënimin e thikës.

Agresorët më pas kërkuan para dhe bizhuteri përpara se të godasin në fytyrë gruan e portierit.

Megjithatë, policia mundi të ndërhynte shpejt dhe tre nga katër grabitësit, dy të mitur dhe një i rritur, u arrestuan.

Letellier dhe partnerja e tij u zgjuan rreth orës 2 të mëngjesi pasi u ndez alarmi i sigurisë. Ata menjëherë thirrën policinë, por agresorët tashmë kishin hyrë brenda territorit të banesës.

Agresorët ishin në moshën te re, saktësisht një 21-vjeçar dhe dy 16-vjeçar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat