Një lajm aspak i mirë për Vllazninë

Futboll

Një lajm aspak i mirë për Vllazninë

Më: 19 dhjetor 2023 Në ora: 16:13
Pamje nga një ndeshje

Vllaznia ka arritur një fitore me shumë vlera ndaj Tiranës, duke u ngjitur, madje me pikë të barabarta, me Tiranën e vendit të tretë.

Mirëpo, kjo fitore nuk duket se ka shkuar siç duhet, pasi ka lënë me pasoja ekipin për takimin e fundit të këtij viti, atë ndaj Skënderbeut.

Dy krahët e mbrojtjes janë ndëshkuar me kartonë dhe do të mungojnë në këtë përballje.

Një lajm aspak i mirë, pasi në momentin kur gjërat filluan të shkonin siç duhet dyshja Smajli e Hakaj do të jenë jashtë planeve kuqeblu.

Mbrojtësi i djathtë, Gerald Smajli, u ndëshkua me kartonin e katërt të verdhë dhe si rrjedhojë humbet takimin, ndërsa mbrojtësi i majtë, Esin Hakaj, për shkak të kartonit të kuq të marrë pas vërshëllimës së fundit. Këta dy lojtarë do të prishin planet e teknikut Qatip Osmani për të gjetur dy emrat që do të zëvendësojnë Smajlin e Hakajn.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat