Talenti i Juves: Në Amerikë, eksperiencë surreale

Futboll

Talenti i Juves: Në Amerikë, eksperiencë surreale

Më: 19 dhjetor 2023 Në ora: 18:30
Kenan Yildiz

Talenti i Juventusit dhe i kombëtares turke, Kenan Yildiz, është intervistuar gjatë dokumentarit të Juventusit “The Best is Yet to Come” (Më e mira nuk ka ardhur ende).

Sulmuesi foli për zgjedhjen për të shkuar në Itali, në veçanti te bardhezinjtë, duke u larguar nga Bayern Munich, që është skuadra që e ka rritur.

“Në moshën trevjeçare fillova të luaja futboll, në moshën shtatë isha te Bayern Munich, kur kontrata me ta skadoi, Juventus më ofroi opsionin më të mirë për vazhdimin e karrierës sime dhe jam i lumtur që kam zgjedhur Torinon”.

Allegri më pas e grumbulloi për turneun amerikan të Juventusit. “Turneu ishte diçka surreale sepse jam stërvitur me lojtarët që shihja në TV”.

Në lidhje debutimin e tij në Serie A.

“Një emocion i pabesueshëm që do ta mbaj me vete përgjithmonë.

Gjatë nxehjes isha nervoz dhe më pas kur trajneri më thirri për t’u futur në fushë një ëndërr u realizua, tani dua të vazhdoj në këtë rrugë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat